Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, di gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen e medieve.
Shkas për këtë bëhen shpesh paraqitjet e saj tërheqëse.
Së fundmi, ngjashëm me fustanin e të famshmes Marylin Monroe, edhe Zonja e Parë e ShBA-ve ka pasur një siklet të ngjashëm, teksa po udhëtonte drejt Neshvillit, në Tenesi.
Ajo vizitoi një spital fëmijësh në këtë udhëtim, kur teksa po ngjitej në bordin e një avioni ushtarak, në bazën ajrore Endrjus në Meriland, fustani i saj po shkundej nga era që frynte.
Fustani i hirtë dhe i dizajnuar bukur me vija të bardha, mesa duket nuk ishte i përshtatshëm për këtë mot.
Ajo ishte munduar që në atë kohë ta mbante nën kontroll fustanin e saj, por që gjithçka kishte ndodhur para blicit të kamerës.
Arsyeja e vizitës së Melania Trumpit në Tenesi, është promovimi i fushatës së saj të re “Be Best”.