Ata janë ndër çiftet më të dashura të estradës.
Para pak javësh, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzë e tyre Ajkën.
Lajmi për shtatzëninë e këngëtares bëri bujë të madhe, ashtu si edhe lindja e saj tani, duke tërhequr vëmendje të madhe mediatike.
Sot Xhensila vjen me një imazh të lezetshëm, duke ia dedikuar bashkëshortit dhe vajzës së saj.
“E gjithë bota në dy njerëz”, ka shkruar ajo në foton ku shihet Besi duke u kujdesur për Ajkën e vogël, teksa i referohet atyre se janë e gjithë bota për të.
Komplimentet dhe urimet nga ana e adhuruesve të tyre nuk kanë munguar, njejtë edhe nga ana e kolegëve të Xhensilës dhe Besit.