Emily Ratajkowski është ëndrra e shumë kompanive të veshjeve për reklamim. Por kohët e fundit, 27-vjeçarja duket se e ka marrë më seriozisht biznesin pasi ka krijuar linjën e saj të rrobave të banjos, “Inamorata”.
Së fundmi, Emily ka nxjerrë linjën e saj të re dhe për këtë ka postuar edhe një video në profilin e saj të “Instagramit”, duke e shpërndarë për gati 19 milionë ndjekësit e saj. Emily nuk zhgënjen asnjëherë dhe në këtë video duket tejet seksi, teksa ekspozon linjat e saj të mrekullueshme.