Janë kaotike rastet e kopjimit të fytyrave të njerëzve të show bizit, e ato më të spikaturat janë , Beyonce, Jennifer Lopez, Kim Kardashian e disa të tjera.
Shumë nga femrat shqiptare frymëzohen nga trendet që ato sjellin në pamjen e tyre e në çdo gjë që ato ofrojnë në treg.
Shumë nga emrat e shoë bizit janë përfolur për kopjim.
E radhës është Flaka Kerlani e cila është duke bërë ndryshime të mëdha kohëve të fundit. Ndoshta edhe vetë Flaka nuk mund ta njoh më veten nga të gjitha këto ndryshime që ka pësuar.
Por ky imazh i fundit nuk e tregon aq mirë këngëtaren ku ka tentuar t’i përafrohet Kim Kardashian. Ndoshta do jetë pak e vështirë për ta pranuar këtë fakt Flaka që ajo nuk duket aspak bukur kur e krahason me femrën më të përfolur në botë.