Djali i Osama bin Laden është martuar me vajzën e Mohammed Atta, i cili njihet si rrëmbyesi kryesor i avionëve në sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Sipas CBS, Hamza bin Laden, 29 vjeç u kurorëzua me vajzën në një ceremoni islame në Afganistan.
Emri i nuses nuk është zbuluar, por besohet të jetë shtetase egjiptian në fund të adoleshencës ose në fillim të 20-ave. Hamza thuhet të jetë numri dy në organizatën al-Kaida, ndërkohë që lideri aktual është Ayman al-Zawahiri.
Familjarët e Bin Ladenit kanë deklaruar se Hamza kishte për qëllim hakmarrjen e vdekjes së babait të tij, i cili u vra në një sulm para 7 vitesh. Prej dy vitesh, agjencitë e inteligjencës amerikane janë në kërkim të Hamza bin Laden, por vendndodhja e tij nuk dihet, por mendohet se është brenda territorit të Afganistanit.