Super sukses, Bebe Rexha thyen rekord me ‘Meant To Be’

Hënë, 06 August 2018 17:30

Këngëtarja botërore me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Bebe ka thyer një rekord të ri në tabelën e Billboard Hot me këngën e saj ‘Meant To Be’ në bashkëpunim me dyshen Florida Georgia Line.

Kënga e yllit të pop-it ka mbetur në vendin e parë për 35 javë rresht në kategorinë e këngëve country.

Meant To Be kaloi rekordin e mbajtur nga Sam Hunt me këngën ‘Body Like A Back Road’ i cili qëndroi për 34 javë rresht në vendin e parë në vitin 2017, shkruan atsh.

E shkruar nga Bebe Rexha, Tyler Hubbard i FGL, Josh Miller dhe David Garcia, Meant To Be ka arritur në vendin e dytë në tabelën Billboard’s Hot 100. Kënga ka qenë në vendin e parë në kategorinë e këngëve country që kur debutoi për herë të parë në dhjetor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...