Kortney, motra më e madhe e Kardashianëve tha se i vjen turp që është pjesë e një familjeje kaq të shpifur në serinë e fundit të "KUWTK".
Episodi që u transmetua të dielën u titullua "Diskutimi i setit fotografik" pasi 39-vjecarja insistonte se nuk do donte të ishte pjesë e tyre. Madje u shkaktua dhe një sherr me Kim pasi kjo e fundit realizoi festën për foshnjën dhe Kourtney nuk ishte e pranishme. Për këtë arsye, Kim e cilësoi si një njeri që nuk ka prioritet familjen.
Zënka mes dy motrave të mëdha kaloi në një nivel tjetër ku Kourtney u shpreh e lënduar për komentet negative të Kim.
Ajo telefonoi motrën e saj Khloe duke qarë, por nuk e dinte se Kim po e dëgjonte. I gjithë debati u shkaktua për një set fotografik me familjen për Krishtlindje.
"Nuk jam këtu që të keqtrajtohem nga familja ime. Kim thotë se jam e motra e fundit që mund të interesohet, kush flet në këtë mënyrë? Khloe, ti nuk thua gjëra të tilla. Ju keni rëndësi të veçantë tek unë. Unë zgjodha të jem nënë e tre fëmijëve. Nuk jam këtu që të kërkoj një punë tjetër. Kam punuar mjaftueshëm", tha Kourtney.
Vetëm pas pak çastesh, Kim mori celularin dhe filloi ti bërtiste me fjalë fyese: "Ti nuk bën asgjë. Je e çmendur", dhe më vonë i kërkoi falje.
Kourtney e kuptoi që ndjesa e saj nuk vinte nga zemra, kështu që e ofendoi duke i thënë se është qenia më e keqe që ekziston dhe i vjen turp që është pjesë e kësaj familje.