Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në botë. Dhe si për çdo person tjetër publik me suksese të tilla si të Bebe Rexhës, të gjithë janë të interesuar të mësojnë më shumë për4 jetën private.
Është mëse e kuptueshme që një person i cili i dedikohet shumë anës profesionale ka shumë pak kohë për atë personale, ndaj edhe Bebe jonë është ende beqare.
Pasi publikoi hitin “I’m a mess”, për artisten kohët e fundit mediat po flasin vetëm për çështjet e muzikës, dhe aspak për aspektin sentimental. Sepse, këngëtarja qenka single, gjë që është pranuar nga vet ajo.
Përmes një postimi në instastory, mamaja i ka shkruar Bebes këtë shprehje: “E zbulova pse jam beqare! Siç duket, ndonjëherë duhet të dalësh dhe t’i lësh njerëzit të të shohin”!