Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar Besart Kallaku e Xhensila Myrtezaj, ka pak kohë që janë bërë prindër për herë të parë nga një vajzë e ëmbël që e pagëzuan me emrin Ajka.
E natyrisht, kujdesi nga dyshja është i padiskutueshëm ndaj vogëlushes së tyre, edhe pse sapo kanë filluar ankesat e para të pagjumësisë për ta.
Këtë moment, Xhensila e ndau në Instagram përmes një video teksa shihet Besi duke vuajtur pasojat e gjumit të natës, që tashmë nuk është i njëjtë sikurse ai i muajve të mëparshëm. Atë e ka zënë gjumi në prehërin e Xhensilës dhe ajo e filmon teksa e tremb të zgjohet se gjasme është zgjuar vajza dhe po qan. Reagimi i Besit është i menjëhershëm.
Shikoni imazhet e shkëputura nga videoja që publikoi e bukura Xhensila.