Ka qenë një puntatë e ‘Shiko kush Luan’ me Luana Vjollcën, ku Sara Hoxha, e ftuar në lojërat e emisionit pranoi se ajo dhe Ledion Liço do të mbanin një dasmë në muajin gusht.
Më pas mediat rozë shkruan se vendi që çifti kishin zgjedhur ishte pikërisht një rezidencë në liqenin e Komos në Itali, vend ky tejet luksoz dhe ekskluziv sidomos për një dasmë.
Të dyja këto fakte kanë qenë të sakta.
Burime për Blitz.al bëjnë me dije se pikërisht sot, më 11 gusht 2018, do të mbahet në një hotel të liqenit të Komos në Itali dasma më ekskluzive e vitit.
Sara dhe Ledioni do të lidhin kurorë në një festë të kuruar deri në detaje por gjithsesi shumë private. Të njëjtat burime bëjnë me dije se festa ka nisur që dje, ku është mbajtur një pritje e veçantë për të ftuarit ndërkohë që dasma e vërtetë do të mbahet sot në mbrëmje.
Ndërkohë përsa i përket të ftuarve, çifti nuk është kursyer të ketë një ftesë për punonjësit më besnikë në Top Channel, bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë (sidomos të Ledionit i cili ka shumë vite që sjell produkte të mëdha në Top Channel) si dhe emra të njohur të medias, politikës dhe biznesit.
Sara dhe Ledioni kanë preferuar që ky çast që ata do të ndajnë të jetë mjaft privat ndaj dhe në rrjete sociale ata “nuk kanë dhënë asnjë shenjë”. Megjithatë, duke ditur se dasma mbahet sot dhe duke menduar paraprakisht se cilët janë personazhet e njohur shqiptarë më pranë çiftit, nëpërmjet Instagramit arritëm të zbulonim edhe disa prej të ftuarve kryesorë.
Nuk është e rastësishme që të gjithë këta personazhe po fluturojnë drejt Milanos apo jo? (Milano është ndalesa e parë për të mbërritur më pas në Komo). /Blitz.al