Ata janë ndër çiftet më të komentuara në Shqipëri dhe Turqi.
Alemda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman ka kohë që janë ndër fytyrat më të komentuara në shtypin rozë.
Lajmi i fundit nga Almeda është se ajo po realizon videoklipin dhe këngën e saj të parë.
Gjatë gjithë kohës, ajo po ndan me ndjekësit e saj në Instagram imazhe nga prapaskenat e videoklipit, duke shfaqur pamje mjaft të veçanta.
Sot ajo ka publikuar një foto të re nga shesh-xhirimi.
Duke u hedhur në përqafim dhe duke e puthur bashkëshortin, kaq të dashuruar shfaqen ata.
A thua do jetë edhe Çënari pjesë e videoklipit? Kjo mbetet të shihet.