Bashkë me Dua Lipën, Prishtinë qëndroi edhe i dashuri i saj, Isaac Carew.
Meqë ishin tash e sa ditë në vend, ata kanë pasur mundësinë të vizitojnë vende të ndryshme dhe të ushqehen me specialitetet tradicionale në vend, shkruan lajmi.net.
Isaac Carew ka postuar në profilin e tij në Instsgram disa imazhe përmes së cilave tregonte se po shijon këto ushqime.
Atij duket se i kishte lënë mbresa tradicionalja e vendit, pasi edhe vetë merret me kuzhinën.
“Më në fund disa ushqime tradicionale kosovare”, ka shkruar i dashuri i këngëtares mbi fotografi.