Një modele ruse, e cila konsiderohet si kukulla Barbie për format e saj, ka reaguar ashpër ndaj personave që dyshojnë se ajo është anoreksike.
Yulia Kriger, nga Novosibirsku, këmbëngul se nuk ka çrregullim në të ngrënë, por zbuloi se tani peshon vetëm 39 kg dhe pranoi se ha vetëm “një herë në ditë”. Megjithatë, mjekët kanë thënë se ajo po rrezikon shëndetin e saj.
Yulia, e cila pranon se ka bërë kirurgji plastike në gjoks, reagoi me zemërim ndaj atyre që sugjeronin se po vuante nga anoreksia.
Në mediat sociale ajo ka shkruar: “Ka njerëz të tillë që duhet të komentojnë për gjithçka. Çdo gjë shkon keq për ta. Ata shkruajnë 100 herë se kam anoreksi, edhe pse nuk kam probleme me shëndetin dhe kjo formë e trupit është ideale për mua. Jam vegjetariane, kam 7 vite që nuk ha mish. Aktualisht ha një herë në ditë, ama ha çfarë dua”.