Legjenda e muzikës soul Aretha Franklin është ka ndërruar jetë sot në moshën 76-vjeçare e rrethuar nga familja dhe miqtë në shtëpinë e saj në Detroit, pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Franklin kishte anuluar dy koncerte të planifikuara për në prill dhe mars të këtij viti dhe nuk kishte dalë në publik që kur mori pjesë në festën e Elton John AIDS Foundation në Nju Jork nëntorin e kaluar.
Performanca e saj finale publike ishte në Qendrën Mann në Filadelfia në gusht 2017.
Krijuesja e hitit “Respekt” u përball me probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit. Në vitin 2011, ajo mohoi zërat se vuante nga kanceri i pankreasit, edhe pse më vonë e pranoi se kishte kryer një operacion. Familja e saj ka bërë thirrje për “lutje dhe privatësi” në këtë kohë, raporton Shoëbiz 411.
Vajza e një ministri baptist, Franklin u lind në Memphis, Tenesi më 1942. Familja e saj më vonë u zhvendos në Detroit dhe ajo filloi të këndonte në kishën e babait të saj. Nëna e katër djemve, ajo lindi fëmijën e saj të parë në 1955 dhe të dytin në 1957.
Ajo filloi karrierën profesionale si këngëtare kur ishte 18 vjeç dhe pari sukses të mjaftueshëm, ndërsa nënshkroi kontratë me Columbia Records. Suksesin e madh e arriti me Atlantic Records në vitin 1967.
Brenda tre viteve, ajo kishte krijuar disa nga hitet e saj më të mëdha duke përfshirë “Respekt” dhe “Them një lutje të vogël”. Deri në fund të dekadës, ajo tashmë e kishte forcuar statusin e saj si Mbretëresha e Soulit.