Reperi Besnik Canolli apo siç njihet për publikun 2po2, është më i rezervuar sa i përket jetës private.
Ndonëse është i martuar prej vitesh, të rralla janë rastet kur shfaqet me familjen në rrjetet sociale.
Reperi i gjeneratës së vjetër preferon që të mos ekspozohet shumë, por sot ka vendosur të ndajë një foto me bashkëshorten.
Ata siç duket kanë nostalgji për kohën kur ishin fëmijë teksa shihen të jenë ulur në një park me lojëra.