Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj është duke shijuar verën pas martesës me të dashurin e saj Çek. Vendi që ka zgjedhur për të pushuar kësaj radhe me bashkëshortin e saj është qyteti i bukur i Italisë, Venecia.
Pamje dhe video të shumta mund të shikoni në llogarinë personale, Instagram duke mos munguar edhe ato provokuese. Në një foto të fundit Dreshaj nxjerr komplet gjoksin teksa shfaqet e hatashme. “Pamja ime e mëngjesit”, shkruan ajo.
Theksojmë se Afërdita dhe Jakubi u martuan në qershor të këtij viti në një ceremoni luksoze me miqtë dhe familjarët.
Nga ana tjetër, Afërdita për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj së shpejti vjen me projekt të ri muzikor.