Ajo është padyshim ndër fytyrat publike më të komentuara për jetën personale.
Pritjes së ëmbël të këngëtares Adelina Tahiri siç duket i ka ardhur fundi, teksa dje ajo realizoi festën mikpritëse të djalit të saj që pritet të lindë shumë shpejt.
Bëri bujë organizimi luksoz, mysafirët e ftuar dhe çdo detaj mori vëmendje të madhe.
Adelina sot ka vendosur të tregojë se cilat janë dhuratat që ajo ka pranuar nga kjo festë.
Duke xhiruar dhomën e bebes, Adelina sjell pamje ku shihet dhoma e stërmbushur me dhurata të ndryshme.
Kuti të paketuara. Lule të shumta,pellusha prej lodre, ishin disa nga pamjet që shihen.
Këto janë pamjet nga dhoma luksoze, e cila shumë shpejt do të përdoret për djalin e saj.