Ish-miss Shqipëria, modele, së fundmi prezantuese në Dancing With the Stars Albania, Almeda Abazi, po e provon veten edhe në një fushë tjetër.
Modelja, e cila prej vitesh jeton në Turqi, po xhiron një videoklip muzikor dhe duket se do të sjellë bashkëpunim me një nga DJ të njohur të Turqisë, Burak Yeter.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet bashkwshorti i saj, aktori i famshëm Tolgahan Sayisman, i cili ka publikuar një fotografi nga xhirimet me mbishkrimin ‘coming soon’.
Edhe vetë Almeda ka publikuar foto dhe video nga punimi i videoklipit, me mbishkrimin ‘Alabama’, që pritet të jetë titulli i këngës.
Besohet se kënga do të jetë në gjuhën turke dhe për tregun turk.
Si gjithmonë Almeda shkëlqen, kurse në videoklip do ta shohim me një fustan të zi dhe tërheqëse si gjithmonë. Pranë saj është vazhdimisht edhe burri Tolgahan.