Ariana Grande është nga ato këngëtare që kalon shpesh momente krah familjes dhe këto momente i ndan me ndjekësit në ‘Instagram’, prandaj gjyshen e saj e njohin të gjithë.
Nona, siç e quan ajo është bërë shoqëruesja e nderit në festën pas ndarjes së çmimeve të muzikës.
Ariana është parë të bëhet pjesë e festës pas performancës të shkëlqyer në skenën e madhe të MTV, krah të dashurit dhe gjyshes së saj.
Gjyshja dukej shumë në qejf dhe gati për të festuar krah mbesës së saj.