Ajo është ndër blogeret më të famshme shqiptare.
Vëmendja, stili dhe luksi janë disa nga tiparet që e veçojnë shqiptaren Aurela Hoxha, e cila tashmë zë vend kyç në showbizin shqiptar.
Instagrami tashmë llogaritet si një matës i famës. Dhe sipas kësaj, blogerja shqiptare konsiderohet të jetë mjaft lartë në këtë listë, duke kapur shifrën prej 884 mijë ndjekësve.
Duke pasur një vëmendje kaq të madhe, Aurela Hoxha sigurisht që do të komentohet nga ata, si edhe nga shtypi rozë.
Cilësohet si një vajzë me një stil të veçantë dhe jetë mjaft luksoze, duke u shfaqur çdo herë me paraqitje provokuese.
Kësaj radhe, ajo vjen më ndryshe se sa jemi mësuar ta shohim. Duke pozuar në një kolltuk të kuq, Aurela pozon duke reklamuar veshjen e saj në të zeza.
“Le të flasim për modën”, ka shkruar ajo bashkangjitur me imazhet ku shihet e shtrirë teksa ka ngritur këmbët përpjetë, duke u shfaqur në një pozitë mjaft provokuese.
Gjithsesi, ajo ka arritur të marrë shumë pëlqime dhe komente të ndryshme nga adhuruesit e saj.