Bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur Sinan Hoxha, u bë një ndër personazhet më të përfolura në mediet rozë, ani pse nuk kishte ndonjë arst të fortë për këtë vëmendje.
Bëhet fjalë për Andrra Destanin, e cila po tregohet e zonja, duke ditur të ruajë vëmendjen e fituar që kur nisi lidhjen me këngëtarin.
Së fundi, ishin pjesë e dasmës së mikut të tyre, Enis Bytyqi, teksa u pa se po kalonin kohë mjaft argëtuese, por cuditërisht Andrra llogarinë e saj Insagram, e ktheu në private.
Bllokoj të gjitha fotografitë, e postimet e bëra, duke pamundësuar kështu casjen në llogarinë e saj sociale.
Por, arsyeja nuk është bërë e ditur, e madje as nuk njoftoi ndjekësit për një hap të tillë.