Ardhja në jetë e çiftit të njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bë një ndër temat më të lakuara në rrjetet sociale.
I ftuar në emisionin ‘Rudina’ gazetari Eraldo Rexho ka zbuluar arsyen pse nuk do të shohim më foto të të voglës pas postimit të parë që ata kanë bërë pak kohë pas lindjes.
“Lajmet e shtatzënive janë gjithmonë të bukura, sidomos për fansat që mezi i presin. Për shembull, pas ardhjes në jetë të Ajkës, fansat arritën madje deri aty sa të hapnin një Instagram me emrin e Ajkës ku postonin foto të ndryshme. Megjithatë Besi dhe Xhensila nuk do të publikojnë asnjë foto. Duhet thënë se ata janë shumë supersticiozë, besojnë shumë tek syri dhe kjo është arsyeja' .