Victoria dhe David Beckham kanë plot dy dekada që janë bashkë dhe janë më të dashuruar se kurrë.
Të gjithë e kanë zili marrëdhënien e tyre, edhe pse shumë herë mediat kanë shkruar dhe komentuar se martesa e tyre ka pasur krisje. Por kanë qenë vetë ata të dy që i kanë dhënë fund këtyre spekulimeve.
Victoria së fundmi ka qenë pjesë e revistës “British Vogue” ku ka realizuar një intervistë 360 gradë ku ka folur për katër fëmijët, karrierën e saj, por edhe për marrëdhënien me bashkëshortin e saj David Beckham.
Në lidhje me marrëdhënien 20-vjeçare me David Beckham, Victoria u shpreh se ata kanë mësuar të injorojnë gjërat e pakuptimta. “Kemi kuptuar se jemi më të fortë kur jemi të bashkuar, sesa të ndarë. A do të ishim në këtë pozitë ku jemi sot nëse s’do të ishim bashkë?”
David, po ashtu edhe Victoria njihen si çifti që kanë shumë fansa rreth vetes prandaj qëndrojnë aktiv edhe në rrjete sociale aty ku ndajnë momente nga më të ndryshmet me ta.