Reperja e re, Tayna, është shndërruar në një prej emrave më të pëlqyer të momentit.
Ajo ka qenë shumë aktive këtë verë me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.
Trendi i femrave të reja në estradë që këndojnë ‘hip-hop’ është bërë shumë i përhapur së fundmi, teksa mënyra më e mirë drejt ngjitjes në karrierë, është të bësh ‘diss’ ndaj dikujt tjetër.
Diçka e tillë ka filluar të ndodhë edhe me Taynën, e cila në një shkrim të publikuar së fundmi në InstaStory, ka treguar se nuk ka diçka personale me askënd, por ata që i bëjnë ‘diss’ duhet të kenë kujdes.
“Nuk kam asnjë problem me asnjërën, edhe kam dëshirë që femrat të jenë sa më lart me arrit, por duke mos e gënjyer veten. Ama kur t’më kapesh mua, duhesh me u mendu dy herë”, ka shkruar Tayna.
Më tej, ajo i kundërpërgjigjet edhe disa prej atyre që kanë hedhur dyshime në shkollimin e saj.
“Edhe sa për fakultet, atë e kryej edhe unë me shumë qejf, por s’bën me bo diçka që s’din vetëm sepse është në trend”, ka përfunduar Tayna.