Reperi i njohur Ty Dolla $ign ka përfunduar në prangat e policisë, pasi thuhet se iu gjet marijuanë dhe kokainë.
Ai u bë i njohur për të gjithë shqiptarët sidomos pas bashkëpunimit me këngëtaren Elvana Gjata te kënga “Off Guard”.
Mbrëmjen e djeshme, 33-vjeçari së bashku me gjashtë persona të tjerë janë ndaluar teksa po udhëtonin me makinë në Atlanta.
Mediat e huaja shkruajnë se policia ka ndierë aromën e marijuanës dhe kanë kontrolluar makinën duke zbuluara praninë jo vetëm të saj, por edhe të kokainës. Menjëherë pas kontrollit Ty Dolla $ign dhe miqtë e tij janë arrestuar nga policia.
Ndërsa 6 personat e tjerë janë liruar pa akuza, mësohet se reperi ndodhet ende në polici.