Ka ndërruar jetë aktori i njohur nga Hollywood, Burt Reynolds.
Burt Reynolds ka vdekur nga një sulm në zemër të enjten në mëngjes në një spital në Florida.
Ai ka pasur probleme me zemër për vite me radhë, e madje ka pasur një ndërhyrje të rëndë në shkurt të vitit 2010.
Aktori është një nga legjendat e Hollywood-it, pasi ishte yll i shumë filmave dhe serive televizive, duke u paraqitur në filma klasikë si “Smokey and the Bandit”, “Boogie Nights” e “The Cannonball Run”.
Reynolds ka qenë i nominuar për çmim Oscar për rol dytësor, për rolin e tij si drejtori i pornografisë në filmin “Boogie Nights” në vitin 1997. Atë vit ka fituar një Golden Globe.
Reynolds ishte 82 vjeçar.