Dukesha e Sussex, Meghan Markle mbrëmë tregoi edhe anën e saj joshëse me një fustan të kaltër në gala koncert.
37 vjeçarja që e shoqëroi bashkëshortin e saj, Princ Harryn shkëlqeu me pamjen e saj duke tërhequr shumë vëmendje nga të pranishmit.
Meghan shpesh edhe është në qendër të vëmendjes së medieve për shkak të raporteve të saj me disa nga anëtarët e afërt të familjes, të cilët po i përdorin mediet për të treguar nga e kaluara e Dukeshës.
Çifti u vonua 10 minuta për shkak të turmës së madhe që i përshendetën ata.