Pak ditë më parë u publikuan dy foto të këngëtares Arilena Ara duke shkëmbyer puthje me një djalë misterioz. Përsa i përket jetës private, Arilena ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar, duke mos treguar asgjë për lidhjen e saj.
Por së fundmi ajo ka dhënë një intervistë, ku është pyetur edhe në lidhje me fotot që u bënë menjëherë virale.
Për revistën “Class” ajo është shprehur se: “Shumë shpejt djali nuk do të jetë më misterioz për ju… do ta zbulojmë edhe sekretin”. Mesa duket këngëtarja ka vendosur që ta bëjë publike lidhjen e saj, në qoftë se në foto është me të vërtetë i dashuri.
Por mund të bëhet fjalë edhe për një foto të shkrepur nga xhirimi i ndonjë videoklipi të ri që Arilena mund të publikojë së shpejti.
Këngëtarja ka folur edhe për planet e saj në muzikë ku ka treguar se për momentin është e fokusuar tek albumi në anglisht të cilin ka dëshirën e madhe që ta publikojë së shpejti.