Belen Rodriguez është një ndër modelet më të komentuara dhe të paguara në Itali. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku poston fotografi shumë seksi dhe provokuese.
Mbrëmjen e djeshme Belen i ka surprizuar 7 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”, duke postuar një foto ku ajo shfaqet pa asnjë rrobë në trup. Siç shihet ajo ka pozuar në natyrë, tërësisht e zhveshur taksa qëndronte në këmbë.
Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe komente. Foton e kanë pëlqyer edhe dy shqiptare të njohura, këngëtarja Zaimina Vasjari dhe gazetarja Aulona Musta.
Madje kjo e fundit edhe ka lënë një koment, duke i theksuar se ka mbetur zhveshur në rrjetet sociale. “Ngele lakuriq mi goce! Le nam! Ca do të thotë çuni, kur të të shohë fotot? Je dhe nënë ti! Pff”, komenton plot ironi Aulona Musta.