Ariana Grande vendosi që të hiqte mundësinë për të komentuar në fotot e saj në Instagram, pas vdekjes së ish-të dashurit Mac Miller.
26-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Malcolm McCormick, ndërroi jetë pasditen e se premtes dhe dyshimet e para për shkakun e vdekjes lidhen me një mbidozë droge.
Vetëm pak orë pas vdekjes së reperit, Instagram-i i këngëtares u mbush me komente, që akuzonin atë për fatin tragjik të Mac Miller.
“Është çmenduri sepse ti vërtetë e vrave atë”, shkruante një prej komentuesve, ndërsa të tjerët shkruanin: “Është faji yt”.