Është me origjinë nga Shqipëria, por është bërë mjaft i famshëm në shtetin turk, ku dhe po korr sukses të madh përsa i përket aktrimit.
Bëhet fjalë për aktorin Nik Xhelilaj, i cili po merr pjesë së fundmi në serialin "Nefes Nefese", ku protagonist është aktori turk Sukru Ozyildiz.
Mirëpo, aktori Nik Xhelilaj në episodin e pestë të serialit, përveç gjuhës turke, përdor edhe atë shqipe.
Xhelilaj shan shqip.
Këtë fragment ai ka vendosur që ta ndajë në Instagram me të gjithë ndjekësit e tij.
Bashkëngjitur, aktori shkruan:
M’vrit mu ktu! Pa vdek unë at’goc nuk e merr ti!!!"
Ky serial është pritur mjaft mirë nga audienca në Turqi dhe është duke korrur një sukses të madh.