Një modele ka thyer rrjetet sociale pasi thotë se përdorimi i pluhurit të një bime ka ndihmuar që gjoksi i saj të rritet me dy përmasa.
Modelja australiane, Brigette Cooper tha se pluhuri i rrënjëve të bimës peruane Maca ka bërë që përmasat e gjoksit të shkojnë nga C në E.
Të shumtë janë ata komentues që thonë se do e blejnë menjëherë këtë produkt, pasi janë të bindur tek efektet e këtij super-ushqimi.
Por modelja thotë se ai ka edhe disa efekte të këqija anësore.
Për shembull asaj i ka ndryshuar cikli i menstruacioneve, tashmë i vjen çdo dy javë, edhe pse e ka lënë përdorimin e Maca-s para dy muajsh.
Interesant është se sapo ajo nis të shtojë në peshë, kjo i shkon thuajse e gjitha në gjoks. Ky i fundit është bërë shumë i ndjeshëm ndaj gjithçkaje, thotë Cooper.
Pas këtij lajmi kanë reaguar edhe ekspertët. Instituti BfR thotë se janë bërë testime te kafshët për të provuar se cili është efekti i kësaj bime.
Testimet kanë provuar se bima ka ndikim të fortë tek organet seksuale dhe balanca hormonale.