Prezantuesja e 'Top Channel', Bora Zemani ka më shumë se një vit prej se është ndarë nga bashkëshorti, Vin Veli.
Çifti tashmë janë prindër të një djali, i cili pas ndarjes është duke jetuar me të ëmën, Borën.
Në versionin e ri të Instagramit, me pyetje nga ndjekësit është përgjigjur edhe Bora në disa prej tyre, rreth jetës private.
“Ishte per ty ndarja e vështirë? Nuk besoj ndarje të thjeshta… Zgjidhja për të ecur përpara nga fundi i një lidhjeje. Mos të mendosh më për të shkuarën por si ta bësh të ardhmen më të bukur”, janë pyetjet e pranuara nga fansat dhe përgjigjet e moderatores.
Bora vazhdon të mbetet një nga femrat më atraktive të ekranit televiziv.