Hailey Baldwin ka marrë një vendim interesant me karrierën e saj për të kaluar kohën me të fejuarin.
Modelja 21-vjeçare vendosi të mos marrë shumë punë në Javën e Modës të Nju Jorkut këtë vit, pasi dëshiron të përqendrohet në familjen dhe partnerin e saj Justin Bieber.
"Unë vërtet zgjodha këtë për shkak se dua të kem kohë për të shpenzuar duke u relaksuar dhe duke qenë me familjen dhe të fejuarin tim," tha ajo.
Ndërkohë, një burim i afërt me Justin dhe Hailey tha se çifti nuk nxiton për t'u martuar.
"Justin dhe Hailey janë duke shijuar kohën e tyre si një çift i ri. Ata kanë thënë se duan të kenë një martesë të vogël, me familje dhe miq të ngushtë, asgjë më shumë. Ata pritet të martohen në Kanada ose diku në SHBA, Nju Jork ose Los Anxhelos”, ka thënë ai.