Reperi i njohur Stresi dhe partnerja e tij Kejsi u martuan përpara disa muajsh në fshehtësi të plotë.
Pavarësisht se përpara ligjit janë burrë e grua, dyshja simpatike nuk e kanë organizuar ende një ceremoni martesore.
I ftuar në “Zonë e Lirë”, Stresi ka treguar mbi planet e martesës, duke thënë se ka ndërmend të bëj një super dasmë tradicionale dhe pa ftuar shumë VIP-a.
Ndër të tjera Stresi është parë kohët e fundit edhe mjaft aktiv në politikë. Ai është parë dhe fotografuar nëpër protestat e ndryshme që Partia Demokratike ka zhvilluar ndaj qeverisë.
I pyetur nga Çani nëse aktivizimi i tij në politikë do të thotë se ai shumë shpejt do të kandidojë për deputet, Stresi i ka mohuar këto zëra.
“Jo asnjëherë, kurrë. Unë jam ndër demokratët më me shpirt dhe më me pak interes për partinë. Jam demokrat i persekutim, nuk e bëj për interes”, u shpreh reperi.
Stresi është shprehur se qeveria Rama është qeveria më m*t që ka parë deri më tani.
“Qeveria më m*t që kam parë deri më tani. Turpi i mbuloftë përjetësisht, ato familje shqiptare që shitën votën për 50 euro”,- ka vazhduar këngëtari.
Më tej ai ka thënë se kupa është mbushur dhe se kjo qeveri duhet të rrëzohet.