Më 11 gusht trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Lico kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni në Como.
Shumë pak postime ka pasur nga kjo dasmë dhe më të shumtat kanë qenë nga të ftuarit.
Por mbrëmjen e djeshme ka qenë vetë Sara, e cila ka publikuar disa foto dita e saj më e rëndësishme ku shfaqet e mrekullueshme e veshur me fustanin e bardhë.
Në fotot e publikuara në Instagram Sara dhe Ledioni shfaqen më të dashuruar dhe më të lumtur se kurrë.