Jobsab është një djalë nga franca, të cilit duket se i kanë pëlqyer këngët e shqiptarëve.
Ai këtë e ka dëshmuar duke bërë ‘coverat’ e këngëve të shumë prej tyre.
Ndër këngët e para ishte njëra nga ato të Samanta Karavellos, për të vazhduar me Ronela Hajatin, Encën, Elvana Gjatën, Dafina Zeqirin, Florin, Getin e shumë e shumë të tjerë.
Duket se edhe këngëtarëve tonë, u ka bërë përshtypje këndimi në gjuhën shqipe i këtij francezi. Shumë prej tyre i kanë bërë ‘like’ postimeve të tij e disa edhe e kanë shpërndarë.
Është me të vërtetë mbresëlënëse të dëgjosh sa bukur i shqipton ai fjalën e gjuhës tonë.
Ndryshe para dy ditësh ai publikoi edhe përmbledhjen e tretë me këngë në gjuhën shqipe.