Padyshim se njëra ndër femrat më të pëlqyera dhe të komentuara të showbizit shqiptar është këngëtarja, Altuna Sejdiu- Tuna.
Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale ( ka rreth 445 mijë ndjekës në Istagram), në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj. Tuna karrierën e saj në muzikë e ka filluar qysh herët. Gjatë këtyre viteve Tuna vazhdimisht sjellë projekte të reja të cilat pëlqehen shumë nga fansat e saj, shkruan rtv21. Gjatë viteve sa Tuna është pjesë e estradës sonë ajo ka pësuar shumë ndryshime.
Me transformimin e vet të pazakonshëm, ajo tani si 33 vjeçare ka arritur majat e bukurisë, ndryshimet e saj vërehen dukshëm, si në fytyrë ashtu edhe në trup. Falë ushtrimeve dhe dietave të ndryshme Tuna ka arritur që tani të ketë një trup me linja përrfekte. Më poshtë kemi mbledhur disa fotografi të Tunës që janë realizuara vite më parë.