Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Greta Koçi ka publikuar ditën e sotme videoklipin e saj më të ri me titull “Mos m’thirr”.
Kënga ritmike ka marrë menjëherë pëlqimin e publikut, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është pamja e Gretës.
Për herë të parë këngëtaren e njohur e shohim me bikini në një videoklip, duke treguar kështu trupin me linja perfekte.
Në klip ajo shfaqet duke kërcyer me një grup kërcimtaresh, e veshur me bikini të zeza, një xhaketë dhe syze.