Ish-mbreti i rep-it, Marion “Suge” Knight, është shpallur fajtor për vrasje dhe është dënuar me 28 vjet burg. Tre vjet më parë pas një zënkë ai kishte shtypur me furgon një burrë, duke e vrarë atë.
Knight në fillim të viteve 90-të themeloi Death Row Records së bashku me legjendën e hip hop Dr. Dre, duke nxjerrë artistë si Snoop Dog dhe Tupac Shakur.
Lajmi i bërë publik nga një gjykatë e Los Angeles, vjen pak ditë nga fillimi i procesit për vrasjen e 55-vjeçarit Terry Carter, i shtypur jashtë një restoranti të Los Angeles në 2015, pas një zënkë për filmin “Straight Outta Compton”, një film për historinë e NWA, grupi pionier i reperit, ku bënte pjesë edhe Dr Dre.
Në akuzë thuhet që Knight ishte i irrituar, për faktin që nuk ishte paguar për prezencën e personazhit të tij në filmi (i prodhuar nga vetë Dre). Knight u arrestuar me akuzën e vrasjes, tentativë vrasje dhe krim në rrugë, pasi ishte sulur me furgonin e tij mbi Carter dhe mbi një burrë tjetër në parkimin e një fast food në një lagje në Compton.
Avokatët e producentit muzikor pretendojnë që klienti i tyre nuk kishte për qëllim t’i vriste viktimat, njëri prej të cilëve ka mbijetuar dhe është larguar me një armë zjarri në mes të ditës.
Për Khight probleme të kësaj natyre nuk janë për herë të parë. Në 1996 ai theu lirinë me kusht duke rrahur një rival në Las Vegas. Në 2003 ai bëri dhjetë muaj burg pas një sherri në një klub nate në Hollywood.