Ylli më i ndjekur në Instagram (me 143,5 milion ndjekës) është këngëtarja Selena Gomez.
Nëpërmjet adresës së saj ajo ka publikuar çdo ditë pjesë nga përditshmëria dhe eventet e saj.
Por tani, teksa ka postuar një foto duke qeshur, ajo ka vendosur të bëj një pushim në rrjetet sociale. Nuk dihen ende motivet por vetëm një koment mund të jetë një indicio: “Kujtoni që komentet negative mund të plagosin njerëzit”.
26-vjeçarja këngëtare ka shkruar në profilin Instagram që do të bëj pak pushim larg nga rrjetet sociale, por pa specifikuar arsyen. Nuk është hera e parë që Gomez vendos të stakojë lidhjet me ndjekësit, edhe në të kaluar ishte për një kurim disintoksimi nga rrjetet sociale: ’Ishte një moment errësirë në jetën time, vazhdoja të përdorja rrjetet sociale, por nuk bëja gjë tjetër veçse dëmtoja autostimën time’, kishte deklaruar ajo në qershor në Vogue.