Gjatë javës së modës në Milan, labeli italian GCDS kanë paraqitur koleksionin e tyre më të ri të rrobave.
Ajo çfarë ata kanë bërë më ndryshe se shtëpitë e tjera që kanë prezantuar koleksione të reja për Pranverë 2019 është se modelet që kanë parakaluar për këtë shtëpi mode janë shfaqur me një gji shtesë.
Në mes të gjinjve natyralë në gjoksin e modeleve është shtuar edhe një gji prostetik, që ka marrë më shumë vëmendjen se kreacionet e prezantuara.
Idea vjen nga një skenë në filmin e njohur ‘Total Recall’, film ky që tregon për të ardhmen dhe se si trupi i njeriut ndryshon, ndërsa aktori Arnold Schwarzenegger flet me një punëtore me tri gjinj në një lokal në planetin Mars.
Qëllimi i kësaj revyje është që firma GCDS të prezantojë në mënyrë sa më të veçantë bluzat e tyre të shkurtëra të koleksionit të ri.