Njerëzit janë të ndarë të gjithë në dy pjesë në lidhje me Kim Kardashian: ata që e pëlqejnë dhe ata që nuk e pëlqejnë.
Më shumë sesa Kim-in si personazh, gjithçka që përfaqëson dhe fshihet pas saj. Jeta e luksit nuk është për të gjithë, as miliarderë nuk mund të jenë të gjithë, por dilema e madhe e shoqërisë sonë vjen rrotull Kim Kardashian – ajo që nuk bën asgjë në jetë, por është ndër më të pasurat e të gjithë botës. Të priresh të jesh Kim Kardashian, t’i ngjash Kim Kardashian apo të kopjosh Kim Kardashian mund të të kushtojë shtrenjtë, por ama qenka edhe rrezik i madh…
Arbana Osmani, pak minuta më parë ka postuar në Instastory-n e saj një artikull të prestigjiozes huffingtonpost.com. "Të ndjekësh ‘Keeping Up With The Kardashians’ mund të të bëjë njeri më të keq" është titulli intrigues i kësaj gazete, i cili ka në bazë një studim të fundit me disa grupmosha. Sipas studimit, ka rezultuar se ndjekja e programeve të tilla, që promovojnë jetën e luksit, pasurinë dhe jetën glamuroze, në të vërtetë i bën njerëzit më asocialë, i bën ata ta shohin me tjetër sy realitetin, por edhe jetën e njerëzve më të varfër.
Duke e postuar, Arbana e ka konfirmuar një studim të tillë, por mos e kërkoni më foton e saj, sepse e fshiu vetëm pas pak minutash. Arsyen nuk dimë ta themi, por nuk është shumë çudi që Arbana nuk e pëlqen Kim-in dhe as jetën që përpiqet të bëjë dhe t’ua dëshmojë ajo të gjithëve… Sepse nuk është luksi që të bën të pasur.
‘Të ndjekësh ‘Keeping Up With The Kardashians’ mund të të bëjë njeri më të keq’ është rezultat i një studimi të fundit në Britani. Është më e vështirë të rrish zgjuar nëse ndjek reality-n e famshëm “Keeping up with the Kardashians”. E gjithë kjo familje mund të jetë rrezik për ju.
Sipas një studimi të Shkollës së Ekonomisë dhe Shkencave Politiko - Sociale, të ndjekësh “Keeping Up With the Kardashians” mund të të bëjë më pak të ndjeshëm ndaj gjendjes së vështirë të të varfërve.
Studiuesit zbuluan se edhe 60 sekonda ekspozim ndaj mediave materialiste - përmbajtja që "promovon famën, luksin dhe pasurinë" - ishte e mjaftueshme për të rritur ndjeshëm besimin kundër të mirave të jetës.
Hulumtuesi kryesor, Rodolfo Leyva, tha se ky rezultat është pjesërisht për shkak se njerëzit janë materialistë nga natyra dhe ky është rasti kur "KUWTK" thjesht mund t’u ndjerrë atyre në pah tonet më egoiste: "Në qoftë se ka më shumë theks në materializëm, si një mënyrë për të qenë i lumtur, kjo na bën më të prirur të jemi egoistë dhe antisocialë. Për këtë arsye, nuk i pëlqejmë më njerëzit më pak fatlum",- thotë Leyva, ndjekës i mediave sociale.
"Ky studim mund të kontribuojë për të sqaruar pse Britania ka ndryshuar në gatishmërinë për të ndihmuar të varfrit dhe të papunët",- shtoi ai.
Leyva pati në studim dy grupe me 487 të rritur britanikë, të moshave 18 deri 49 vjeç. Të dy grupet besonin se po merrnin pjesë në një eksperiment për të testuar kujtesën dhe vëmendjen. Ndërsa në një grup u shfaqën reklama për produkte luksoze, foto e tabloide me njerëz të famshëm, tituj gazetash që tregonin jetë të pasurish, grupi tjetër kishte më shumë imazhe neutrale: skena të natyrës, reklama për sistemin e metrosë së Londrës dhe tituj gazetash rreth dinosaurëve.
Grupeve iu parashtruan pyetje që matën qëndrimet e tyre ndaj pasurisë dhe suksesit, përfitimet dhe qeverisë.
Në fund, grupi i ekspozuar ndaj mediave materialiste ishte më shumë i prirur drejt politikave që nxitin jetën e pasur. Pjesëmarrësit u pyetën edhe për programet që ata ndiqnin më shumë në ekran, të cilat përputheshin me programe që shfaqnin mënyra jetese magjepsëse ("Keeping up with the Kardashians”" dhe "Made in Chelsea", një seri programesh të ndjekura nga grupi i 20-vjeçarëve të pasur të Londrës).
Ashtu si në eksperimentin e parë, rezultatet treguan se ata që konsumonin rregullisht mediat e tilla kishin më shumë gjasa të mbanin "qëndrime më të forta materialiste dhe antisociale sesa konsumatorët më pak të prirur drejt këtyre programeve".