Dua Lipa është femra më e dëgjuar në botë në rrjetin muzikor 'Spotify'.
Dua Lipa ka ndarë me fansat edhe një sukses tjetër të saj.
Këtë muaj, pra gjatë muajit shtator, ajo ka qenë artistja më e dëgjuar në botë.
Kjo do të thotë se këngët e Dua janë dëgjuar më sës shumti se këngët e çdo këngëtareje tjetër femër, në rrjetin më të madh në botë të muzikës, Spotify.
Ky është një sukses tejet i madhe dhe i rëndësishëm, pasi tregon se Dua është një artiste që njihet e pëlqehet në gjithë botën, e jo vetëm në mbretërinë e bashkuar.