Këngëtarja shqiptare, Tuna, u është rikthyer paraqitjeve televizive. I kishte ralluar paraqitjet televizive që prej lindjes së djalit, Tian.
Ndërkaq, ajo nuk ka lënë pa i komentuar në intervistën e saj për Prive edhe raportet me Robert Berishën dhe Nora Istrefin.
Ishte Roberti ai që drejtoi fjalë të ashpra ndaj Tunës në një prej intervistave të tij, duke kritikuar këngëtaren se dëshiron ta prishë familjen e tij, por se nuk do t’ia dalë asnjëherë.
Tash, sipas Tunës, Roberti dhe Nora nuk kanë vlerë fare për të.
“Nuk i kam komentuar, sepse për mua ata nuk kanë vlerë. E vetmja gjë që ka vlerë për mua është familja ime, që nënkuptohet, Patristi, Tiani, familja ime. Të tjerët nuk kanë vlerë”.
“I kuptoj edhe mediat, i japin hapësirë gjithkujt, secili mund ta shpreh mendimin e tij. Unë nuk kam kohë për këtë. Mund të flas për projektet e mia, por për tjerët nuk më intereson”, deklaroi këngëtarja.
Se raportet në familjen e gjerë Berisha janë të acaruara, kjo është e sigurtë në bazë të intervistës së këngëtares shkupjane.