Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të jetë një ndër emrat më të pëlqyer të tregut muzikor botëror.
Së fundmi, Dua ka shënuar një tjetër sukses, duke arritur plot 19 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.
Për këtë arritje, ajo ka vendosur t’i falënderojë fansat, duke publikuar një ‘selfie’ mjaft atraktive, të realizuar para pasqyrës.
E shfaqur me të brendshme dhe paruke në kokë, këngëtarja shqiptare ka bërë falënderimin e saj për të gjithë ata që e ndjekin.
“Faleminderit për 19 milionë! Tani unë do vë paruke dhe do kërcejë për ju!”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.
Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i këngëtares mbetet kënga “Electricity”, këngë të cilën ajo e solli në bashkëpunim me Silk City (Mark Ronson dhe Diplo).
Ajo ka qenë shumë e angazhuar edhe me koncerte, teksa thuajse gjatë gjithë shtatorit ishte e pranishme në shtetin aziatik.