Ajo është një yll i muzikës pop, dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave.
Dhe të dielën, Rita Ora u bë e famshmja e parë që vizitoi lokalin më të ri të David Beckham dhe Guy Ritchie, “The Walmer Castle”, në Notting Hill, Londër, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 37 vjeçare dukej e mrekullueshme me stilin e saj, ndërsa shijonte një drekë me motrën e saj të madhe, Elenën dhe vëllanë e saj, Donin, së bashku me disa miq të tjerë.
Ajo veshi një xhamper blu me një dizajn me printim artistik, i cili paraqiste një shirit të bardhë rreth belit të saj të mbushur me shkronja të mëdha të kuqe.
Këngëtarja e hitit “Girls” mori vëmendjen e të gjithë kalimtarëve të rastit pranë këtij lokali.
Rita u relaksua jashtë pijetores, teksa ndezi një cigare, ndërsa qeshte me të pranishmit.
Të shtunën, u zbulua se David Beckham, 43 vjeç dhe shoku i tij i mirë, regjisori Guy Ritchie, 50 vjeç, paguan tre milionë dollarë për të blerë lokalin “The Walmer Castle” pranë shtëpisë së familjes Beckham në Holland Park.
Guy Ritchie tashmë zotëron edhe pijetoren ‘Lukin’ në Fitzrovia dhe drejton kompaninë filmike ‘Gritchie’.