Gjatë fundjavës, Taylor Swift u takua me Jacob Hill, një djalë tetëvjeçar me autizëm, të cilin e ndihmoi rreth shërbimit të qenit të tij.
Këngëtarja e cila i dhuroi 10 mijë dollarë djalit dhe i mundësoi atij dhe familjes së tij vendet e para në koncertin e saj në Houston të shtunën.
‘Taylor Swift i dhuroi 10 mijë dollarë për shërbimet e qenit të djalit tim. Ajo na mundësoi karriget e para në koncertin e saj’, shkroi Allison Hill, nëna e Jacob, në Facebook.
‘Taylor ishte shumë e sjellshme’.
‘Ajo nuk e pa paaftësinë e djalit tim, ajo e pa atë’, vazhdoi Allison. ‘Ajo u ul në gjunjë dhe e shikoi në sy duke e përshëndetur shumë ngrohtë’.