Cifti i njohur dhe shumë i dashur i showbizit shqiptar Alban Skënderaj dhe Miriam Cani po shijojnë disa ditë relaksi në Maldive.
Përmes postimeve në rrjete sociale ata shprehen më të lumtur se kurrë për këto pushime duke e quajtur si ‘kohë relaksi të merituar’.
Gjithashtu i shohim edhe si një cift shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe këtë e shprehin shpesh në postimet e tyre.
Cifti është prind edhe i një vogëlushe me emrin Ameli.