Këtë të shtunë do të jetë e ftuar në “Xing me Ermalin”, modelja e njohur Emina Çunmulaj, e cila ka korrur sukses në modeling në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.
Moderatori Ermal Mamaqi ka publikuar një “Instastory” ku shfaqet velina e “Xing me Ermalin” dhe Emina duke qëndruar pranë njëra-tjetrës.
Në video dëgjohet Ermali që i thotë Kthjellës: “O Zot Kejvina, ishalla të marrësh dhe ti një burrë si Emina”.
“E para, ishalla të shkoj njëherë në Amerikë, pastaj të zë vend. Do më ndihmosh ti?”, i drejtohet Kejvina modeles.
“Ta gjej unë ty”, i kthen përgjigje Emina, e më pas vajzat dëgjohen teksa qeshin.